Një burrë nga Mançesteri, është mbështetur në një bllok betoni për të pushuar pak, por ka fjetur menjëherë.

Phil Eves që punon si roje i një dyqani, e ka parë njeriun e panjohur, derisa është afruara dhe shtrirë në katrorin e çimentos.


“Ai futi duart në xhepa dhe koka i ra poshtë. Fjeti brenda disa sekonde” e ka shpjeguar rastin Eves, i cili edhe e ka bërë fotografinë, transmeton Telegrafi.

“Kështu qëndroi për pak minuta, por shkova dhe e zgjova nga gjumi. Pasi u ngrit i trullosur, u largua menjëherë. Nga era që i vinte, mund të them se ai kishte pirë shumë alkool”. /Telegrafi/

Four men toasting with fresh beer Four men toasting with fresh beer

2