LAJMI I FUNDIT:

Pas një kyçje ilegale në njehsorë të rrymës, dëmtohet i tërë instalimi i një objekti kolektiv në Mitrovicë

Pas një kyçje ilegale në njehsorë të rrymës, dëmtohet i tërë instalimi i një objekti kolektiv në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kyçjes ilegale në njehsorë të rrymës dhe si pasojë është dëmtuar instalimi i rrymës në objektin kolektiv banesor.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë, në ora 20:20.


“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i KEDS dhe zjarrfikësit”, bëhej e ditur në raport.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/