Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. 

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga e cila ka paralajmëruar rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Xhilaga zbulon se së shpejti vjen me këngë të re.

Çiljeta Xhilaga (Foto: Instagram/ciljetaxhilaga)

Ajo shihet në studion e Elgit Dodës ndërsa po bashkëpunon me Fatmira Brecanin dhe Mumën.

Në një nga paraqitjet e fundit në media, zeshkania ka zbuluar detaje rreth këngës e cila bën të ditur se po vjen në rolin e nuses në raport me vjehrrën.

Presim të shohim se çfarë ka përgatitur këngëtarja për fansat e shumtë të saj. /Telegrafi/