LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes së Little Mix, Perrie Edwards po planifikon karrierë të re jashtë muzikës

Pas ndarjes së Little Mix, Perrie Edwards po planifikon karrierë të re jashtë muzikës

Little Mix po planifikojnë karriera solo pasi turneu i tyre të përfundojë në pranverë, por lëvizja tjetër e Perrie Edwards nuk do të jetë në muzikë.

Ajo po planifikon të ri-zbulojë veten si një stiliste për të rivalizuar Gwyneth Paltrow dhe biznesi do të nisë në ditët në vijim, shkruan The Sun.


Këngëtarja ka kaluar më shumë se dy vjet në heshtje duke punuar në një markë luksoze të quajtur Disora, dhe pritet të shesë stoli, veshje dhe kozmetikë.

Foto: Getty

Artistja ka paraqitur një kërkesë për markë tregtare për të mbuluar një gamë të madhe artikujsh, kështu që muzika do të jetë në prapavijë.

“Muzika është dashuria e parë e Perrie dhe në asnjë mënyrë ajo nuk ka përjashtuar të bëjë këngë solo në të ardhmen. Por ajo është e prirur të bëjë edhe gjëra të tjera dhe e di se ka një treg të madh për gratë në të njëzetat dhe të tridhjetat që duan pak luks në jetën e tyre”, tha një burim.

Foto: Getty

“Perrie erdhi me idenë disa vjet më parë dhe kaloi shumë kohë duke punuar në të gjatë kohës së saj të pushimit nga Little Mix në mbyllje. Ajo do ta lansojë atë në ditën e ardhshme. Do të jetë projekti i parë i madh që ajo ka ndërmarrë që kur lindi djalin e saj Axel në gusht”, vazhdoi ky burim.

Sipërmarrja e Perrie do të ketë konkurrencë nga kompania e aktores Gwyneth “Goop” në SHBA dhe gjithashtu “Wylde Moon” të Holly Willoughby.

Foto: BBC

Si Perrie, edhe dy anëtaret e grupit Jade Thirlwall dhe Leigh-Anne Pinnock po planifikojnë projekte individuale për vitin 2022 të cilat mund të parashikojnë fundin e grupit.

Leigh-Anne tashmë ka nisur biznesin e saj të rrobave të banjës “In’A’Seashell” dhe do të bëjë debutimin e saj të aktrimit në “Boxing Day” këtë dhjetor.

Jade ka filluar të shkruajë për artistë të tjerë dhe po bën lëvizje të hershme në muzikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori