LAJMI I FUNDIT:

Pas mbylljes nga pandemia, VW rinis punën në fabrikën më të madhe të makinave në Evropë

Pas mbylljes nga pandemia, VW rinis punën në fabrikën më të madhe të makinave në Evropë

Volkswagen ka rifilluar punën në fabrikën e saj më të madhe në veri të Gjermanisë.

Sipas një njoftimi, VW tha se 8 mijë punëtorë në qytetin e Wolfsburgut filluan punën nën kufizime të forta të higjienës për të frenuar përhapjen e Coronavirusit.

1,400 makina priten të ndërtohen këtë javë, ndërsa javën tjetër prodhimi do të përfshijë më shumë se 6 mijë automjete, rreth 40 për qind e niveleve të para krizës.

“Rifillimi hap pas hapi i prodhimit është një sinjal i rëndësishëm për fuqinë punëtore, tregtarët, furnitorët dhe ekonominë. Në drejtim të administrimit të krizës, ky është vetëm hapi i parë. Nevojitet një moment tjetër për të stimuluar kërkesën në Gjermani dhe në të gjithë Evropën në mënyrë që vëllimet e prodhimit të mund të rriten me sukses”, tha kryeshefi Operativ i markës Volkswagen Passenger Cars, Ralf Brandstaetter, përcjell Telegrafi.

Volkswagen filloi prodhimin në disa qytete gjermane në fillim të prillit dhe rifilloi prodhimin në Gjermani dhe Sllovaki më 20 prill. Këtë javë kompania planifikon të rifillojë prodhimin në Portugali, Spanjë, Rusi, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori