LAJMI I FUNDIT:

Pas marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, Brnabiq: Nuk jemi të lumtur, por do të shohim se si do të reagojnë vendet tjera

Pas marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, Brnabiq: Nuk jemi të lumtur, por do të shohim se si do të reagojnë vendet tjera

Ana Brnabiq theksoi se nuk ishte e lumtur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

“Ne nuk donim që kjo të përfshihej në marrëveshjen e Uashingtonit. Është e qartë se presioni nga Shtetet e Bashkuara ishte shumë më i fortë. Ne do të shohim se si do të sillen vendet e tjera, veçanërisht myslimanët”, pohoi kryeministrja serbe, raporton b92.


Ministri i Jashtëm i Izraelit: Sot po bëjmë histori, me Kosovën kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm i Izraelit: Sot po bëjmë histori, me Kosovën kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore

Ajo tregon se nuk ka asnjë kusht nga Evropa për të zgjidhur çështjen e Kosovës në vitin 2021, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se zgjidhja e çështjes nuk është e kufizuar në kohë, por sigurisht se Evropa pret ndonjë marrëveshje mbi normalizimin përpara se të bashkohet me BE-në. Evropa nuk dëshiron të importojë probleme”, tha ajo.

Reagon BE-ja: Kosova po e minon perspektivën evropiane me hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem
Lexo po ashtu Reagon BE-ja: Kosova po e minon perspektivën evropiane me hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhënien diplomatike mes dyja vendeve përmes një lidhje virtuale të ministrive të jashtme të dyja vendeve.

SHBA për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael: Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-të janë më të forta
Lexo po ashtu SHBA për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael: Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-të janë më të forta

Shteti i Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se ambasadën e saj do ta hap në Jerusalem, e cila është përkrahur nga SHBA-ja dhe kundërshtuar prej Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori