Kevin Prince Boateng është larguar nga Barcelona pas qëndrimit gjashtë mujor në Camp Nou.

Sulmuesi ganez ishte i huazuar tek klubi katlaunas nga Sassuolo, por që Barcelona nuk e aktivizoi klauzolën për blerjen e tij.

Lojtari është nën kontratë edhe për një vit me Sassuolon, por që kjo kontratë pritet të prishet me marrëveshje.

Mediat italiane kanë raportuar se Boateng ka tri oferta të rëndësishme për të ardhmen.

Kevin Prince Boateng. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

32-vjeçari mund të vazhdoj të luaj në Serie A, pasi po kërkohet me ngulm nga Fiorentina dhe skuadra e rikthyer në elitë, Brescia.

Ndërkohë reprezentuesi ganez ka marrë një ofertë shumë të mirë financiare edhe nga gjiganti turk Besiktas.

Calciomercato raportuar se skuadra favorite për të nënshkruar me Boateng mbetet Fiorentina e trajnerit Vincenzo Montella. /Telegrafi/