LAJMI I FUNDIT:

Pas kritikave që mori për paraqitjen në Skenderaj, Fjolla: Veshja ime ishte si e Rita Orës kur performoi në Prishtinë

Pas kritikave që mori për paraqitjen në Skenderaj, Fjolla: Veshja ime ishte si e Rita Orës kur performoi në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, mbrëmë (e mërkurë), mbajti një koncert në Skenderaj.

Përveç atmosferës së mrekullueshme që krijoi, një bujë të madhe bëri veshja e saj, teksa u shfaq tejet e zhveshur para një publiku, ku thuajse më shumë kishte fëmijë.


Pas kësaj performance, këngëtarja Morina mori kritika të shumta nga personalitete të njohura, duke e ofenduar mjaft shumë për veshjen që zgjodhi.

Fjolla Morina me veshje tejet provokuese para fansave në Skenderaj
Lexo po ashtu Fjolla Morina me veshje tejet provokuese para fansave në Skenderaj

Megjithatë, një reagim nuk ka munguar as nga Fjolla, e cila thotë se veshja e saj është e ngjashme me atë të yllit botëror, Rita Ora, kur performoi vitin e kaluar në Kosovë, dhe nuk duhej bërë e gjithë kjo bujë.

“Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh të tmerrshme që i referoheshin dukjes dhe performancës time në Skenderaj. Me pak fjalë historia ime është kjo: Fjolla Morina është një këngëtare performuese e një zhanri të caktuar muzike. Ka një stil të sajin dhe nuk e dëmton askënd që zgjedh të performojë në një qytet me një veshje të cilën nuk e ka për herë të parë. Kam performuar dhe kënduar siç bëjnë të gjthë këngëtaret e zhanrit tim. Për mua të gjitha skenat janë njësoj. Ata që kishin ardhur në shesh ishin aty për të parë e dëgjuar Fjollën që shohin në TV jo Fjollën që e doni ju. Po e theksoj edhe një herë se isha mbrëmë në Skenderaj e ftuar si artiste për të performuar jo për të dhënë intervistë. Por, nuk më çudit fakti që kaq shumë ju ka bërë përshtypja veshja ime si e Rita orës kur performoj në Prishtinë. Ju keni problem me çdo këngëtare që performon me një trupore. Tani ju ça bëni? Merrni “gurë” dhe qëlloni. Po ju them dhe të fundit: Sa për patriote un jam 1000 here më shumë se disa që hiçen si të tillë”, shkruan mes të tjerash Fjolla.

View this post on Instagram

Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh te tmerrshme qe i referoheshin dukjes dhe performances time ne Skenderaj! Wawwww nuk po i besoja syve tek lexoja disa prej tyre.Me pak fjale historia eshte kjo: Fjolla Morina eshte nje kengtare performuese e nje zhanri te caktuar muzike.Ka nje stil te sajin dhe nuk demton askend qe zgjedh te performoj ne nje qytet me nje veshje te cilen nuk e ka per here te pare. Kam performuar dhe kenduar sic bejne te gjithe kengtaret e zhanrit tim.Per mua te gjitha skenat jane njesoj. Ata qe kishin ardhur ne shesh ishin aty per te pare e degjuar Fjollen qe shohin ne tv jo Fjollen qe doni ju. Po e theksoj dhe nje here isha mbrem ne Skenderaj e ftuar si Artiste per te performuar jo per te dhene interviste. Por nuk me cudit fakti qe kaq shume ju ka bere pershtypje veshja ime si e Rita Ores kur performoj ne Prishtine.Ju keni problem me cdo kengetare qe performon me nje trupore. Tani ju ca beni? Merrni “gura” dhe qelloni. Te gjitha kengtaret vishen me nje body, kendojne ne Tirane , Prishtine, Ferizaj, Gostivar, Tetove,Prizren pse nga ndryshon Skenderai nga te gjitha keto qytete. Une i kendoj Shqiptareve kudo qe jane pa dallim vendi per mua jane te gjithe publiku im. Pse nuk i lexova keto komente kur kendoja ne Prishtin ose ne Tiran a kudo qofte ku ka Shqiptare?!!! E di cka po ju them Kosoves nuk I vine problemet pse Fjolla kendoj me nje body,Kosoves I vine problemet nga njerzit e prapambetur te cilet drejtojne gishtin nga te gjithe vetem nga vetja jo. Po po nga ju qe beni shkrime moraliste e pastaj ju shohim ne TV ku shani e shfryni njeri tjetrin me fjalorin me te keq qe dini. Aty duhet ti keni kujdes femijet jo ne nje koncert. Flm publikut qe ishin aq te shumte e me keni prit aq mire! Po ju them dhe te fundit: Sa per patriote une jam 1000 here me shume se disa qe hiqen te tille!🙌

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on Jul 25, 2019 at 4:08am PDT

Nga ana tjetër, përveç kritikave këngëtarja 33-vjeçare mori edhe lëvdata nga miqtë e saj, të cilët i dolën në përkrahje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori