LAJMI I FUNDIT:

Pas Kosovës edhe Shqipëria aranzhon miqësore me Armeninë

Pas Kosovës edhe Shqipëria aranzhon miqësore me Armeninë

Pas asaj me Italinë më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore muajin e ardhshëm, po në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Armeninë miqësoren e dytë, që do të zhvillohet në kryeqytet më datë 19 nëntor.


Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje me Federatën Armene të Futbollit për të luajtur këtë sfidë, që do jetë e gjashta mes dy vendeve në histori. Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me Armeninë me tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja e parë mes dy vendeve ajo e eliminatoreve të Botërorit 1998 e luajtur në Tiranë më 9 nëntor 1996 dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Në ndeshjen e kthimit më 6 nëntor 1997, Armenia fitoi me rezultatin 3-0.

Tre sfidat e tjera janë luajtur në vitet 2013 dhe 2015, që të treja të fituara nga Shqipëria, ndërkohë që përballja e fundit në Jerevan mbetet në histori, pasi suksesi 3-0 i siguroi Shqipërisë kualifikimin e bujshëm në finalet e Euro “Francë 2016”.

Dy vite më parë, Shqipëria kishte programuar të luante një miqësore me Armeninë më 7 tetor 2020 në Jerevan, por që më pas u anulua për shkak të situatës dhe trazirave që po ndodhin asokohe në Armeni./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori