Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, njoftoi të martën se kanë ndarë buxhet rekord për komunat në vitin 2023.
Ai bëri të ditur se buxheti që do t’u ndahet komunave për vitin e ardhshëm është për 15 për qind më i lartë sesa ai i këtij viti.
“Kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë performancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit”, shkroi Murati.
“Pra do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët”, shtoi ai.
Tutje, tha se pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale janë shpifje dhe aspak të vërteta.
“Secila komunë, për vitin aktual ka buxhetin e miratuar dhe mund të ekzekutojë pagesat pa asnjë problem. Ndërsa qarkorja buxhetore për vitin 2023 ndahet me kohë, dhe çdoherë brenda afateve që parashihen me legjislacion.”
“Vetëm dikush që nuk merr vesh fare në procesin buxhetor, mund të pretendojë se qarkoret për vitin 2023 po bllokojnë investimet në vitin 2022”, përfundoi ministri Murati.
Ndryshe, opozita, kryetarët e komunave dhe shoqëria civile kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllokim të buxhetit për komunat.
Ndërsa, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar dje urgjentisht nga Ministria e Financave që të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore.
Lëshimi i kësaj Qarkore iu mundëson Komunave të Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës