LAJMI I FUNDIT:

Pas Golden Globes, Taylor Swift vazhdoj argëtimin me Joe Alwynin

Pas Golden Globes, Taylor Swift vazhdoj argëtimin me Joe Alwynin

Taylor Swift i befasoi të gjithë me paraqitjen e saj në Golden Globes.

Këngëtarja amerikane i la të gjithë gojëhapur në festën e organizuar pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.


Ajo vazhdoi ndejën me 27-vjeçarin Joe Alwyn, i cili dyshohet se është i dashuri i saj i ri.

https://www.instagram.com/p/BqbqZt-lY7d/

Të dy u treguan të kujdesshëm që të mos bënin fotografi së bashku, por nuk u ndanë gjatë gjithë natës.

Joe arriti i pari në festë dhe pas 30 minutash iu bashkua 29-vjeçarja, tregojnë burime për HollywoodLife.

“Sapo e pa Joe, ajo shkoi ta përqafonte. Më pas vendosi kokën në shpatullën e tij, por ai ia kapi dorën dhe e puthi. Ishte shumë e këndshme. Taylor ishte e lumtur dhe u largua nga festa, dorë për dore me Joe”, tha një burim për TMZ.

Taylor Swift fshihet në valixhe për t'i shpëtuar paparacëve
Lexo po ashtu Taylor Swift fshihet në valixhe për t'i shpëtuar paparacëve

Ndryshe, 27-vjeçari është aktor me profesion gjersa ka luajtur në filmat e tillë, si “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” dhe “The Favourite”. /Telegrafi/