LAJMI I FUNDIT:

Pas Georginas, reagon edhe motra e Ronaldos pasi u la në bankinë: Është turp të poshtërosh një njeri që ka dhënë kaq shumë

Pas Georginas, reagon edhe motra e Ronaldos pasi u la në bankinë: Është turp të poshtërosh një njeri që ka dhënë kaq shumë

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, e ka kritikuar trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, për “poshtërimin” që ia bëri vëllait të saj, pasi e la në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Ronaldo u zëvendësua nga Goncalo Ramos në formacionin e Portugalisë dhe sulmuesi i Benficas e justifikoi përfshirjen e tij duke shënuar një ‘hat-trick’ të bujshëm në shkatërrimin 6-1 të Zvicrës nga skuadra e tij.


Megjithatë, fokusi ka qenë më shumë te Ronaldo pasi e dashura e tij, Georgina Rodriguez, bëri një reagim ndaj shefit të Portugalisë për anashkalimin e partnerit të saj.

Foto: Instagram

Georgina – e cila e shikonte nga tribuna – bëri një postim në Instagram pas ndeshjes derisa shtoi: “Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin kombëtar, të gjitha kamerat ishin mbi ju. Sa keq që nuk mundëm të shijonim lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta. Njerëzit nuk pushuan së thirruri emrin tuaj”.

Asaj në kritikat ndaj Santos i është bashkuar edhe Elma Aveiro, motra e Ronaldos.

Reagimi i Georgina Rodriguezit pasi Ronaldo u la në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Zvicrës
Lexo po ashtu Reagimi i Georgina Rodriguezit pasi Ronaldo u la në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Zvicrës

Ajo fillimisht kishte postuar një mesazh mbrëmjen e djeshme, duke shkruar në InstaStory: “Sot jemi të gjithë bashkë, nëse mendoni se duhet të jetë kështu, unë jam këtu për ta parë”.

Foto: Instagram

Më pas Elma postoi një tjetër lajm pas ndeshjes, kur u bë e qartë se Ronaldo nuk ishte i lënduar dhe ishte vërtet i lënë jashtë lojës.

Ajo e uroi Portugalinë për fitoren, por më pas u kthye me kritika ndaj vendimit për të përjashtuar vëllain e saj nga formacioni.

“Po Ronaldo nuk është i përjetshëm, po Ronaldo nuk do të luajë përgjithmonë, për fat të keq ai nuk shënon gola tani, ai është i moshuar, Portugalia nuk ka nevojë për Ronaldon. Ne folëm për atë që dëgjuam, gjithçka që ai bëri nuk është e rëndësishme, gjithçka që bëri u harrua”.

Foto: Instagram

“Tani ata kërkojnë falje dhe nuk kanë nevojë për të. Do ta regjistroj dhe më vonë do të flasim. Santos, për çfarë do të kërkojë falje? Është turp të poshtërosh një njeri që ka dhënë kaq shumë, por më vonë do të shoh shumë më tepër”.

Ramos do të shpresojë të ruajë vendin e tij për Portugalinë përpara Ronaldos për pjesën e mbetur të turneut, ndërsa ata përgatiten të përballen me Marokun – i vetmi komb afrikan i mbetur në Kupën e Botës të këtij viti. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Magazina
I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Kalo në kategori