Alessandro Bastoni ka bërë një postim në profilet e tij private në rrjetet sociale, ku shihet ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i rrëzuar në tokë, ashtu sikurse para disa vitesh që e bëri të njëjtën gjë me Gavin.

Interi arriti të mposht Barcelonën në vazhdime 4-3 dhe të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7-6.


Njëri nga lojtarët kryesor të Nerazzurrëve në këto dy ndeshje ishte padyshim qendërmbrojtësi Bastoni, i cili shpeshherë arriti të neutralizoj yjet e Barcelonës, sidomos në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.

Ky triumf ka bërë që pikërisht Bastoni në postimet e tij në rrjetet sociale të lëshoj një thumb kundrejt rivalit të tyre, duke etiketuar talentin e madh, Yamal.

Bastoni në një nga fotografitë postoi Yamalin e rrëzuar për tokë dhe kjo është hera e dytë që bën një gjë të tillë, pasi edhe në të kaluarën e kishte bërë të njëjten gjë më mesfushorin Gavi.

Ky postim nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Barcelonës, të cilët e kanë cilësuar si provokim, por e njëjta gjë nuk vlen për rivalët e tyre të Real Madridit.

Përveç tifozëve, postimi i fundit i Bastonit u pëlqye edhe nga ylli i madh i Real Madridit, Jude Bellingham dhe legjenda e klubit, Sergio Ramos. /Telegrafi/

telegrafi sport app