LAJMI I FUNDIT:

Pas fitores ndaj Atleticos, Ancelotti thotë se Real Madridi garon për të gjithë trofetë

Pas fitores ndaj Atleticos, Ancelotti thotë se Real Madridi garon për të gjithë trofetë

Real Madridi ka fituar të dilenë mbrëma derbin lokal ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-0 në kuadër të La Ligës.

Los Blancos ishin fantastik në të gjitha repartet, duke marrë fitore komode ndaj skuadrës prej të njëjtit qytet.


Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti ka analizuar ndeshjen dhe ka pranuar se ata janë favoritë për ta fituar ligën, mirëpo duhet të jenë të fokusuar.

Real Madridi i pandalshëm, fiton derbin lokal ndaj Atletico Madridit
Lexo po ashtu Real Madridi i pandalshëm, fiton derbin lokal ndaj Atletico Madridit

“Favorit për La Liga? Po vendosni presion te unë. Sot jemi favoritët, kjo është e sigurt. Kemi bërë më mirë se tjerët. Por, jemi të fokusuar në ndeshje sepse nëse na humb mentaliteti, atëherë do na kushtojë. Duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë fillimisht strategu italian.

“Shorti i LK? Nuk e di çfarë do ndodh në Ligën e Kampionëve, do jemi garues deri në fund, nuk kam dyshime. Do vazhdojmë të luftojmë në të gjitha garat që kemi”.

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-0 Atletico Madrid, shkëlqeu Courtois
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-0 Atletico Madrid, shkëlqeu Courtois

“Vinicius Junior? Vini është duke u përmirësuar vetë. Nuk flas shumë, ngase nuk kam çfarë të them për të. Çfarë mund të them është se është efektivë, që nuk driblon sa për shfaqje, thjeshtë bënë gjëra për të ndihmuar skuadrën”, ka shtuar më tej Ancelotti.

Pas javës së 17-të Real Madridi vazhdon të jetë lider me 42 pikë, ndërsa Atletico është në të katërtin me 29 sosh.

Në xhiron e 18-të, Reali do të përballet me Cadizin, ndërsa Atletico do të ketë punë me Sevillën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori