LAJMI I FUNDIT:

Pas FFK-së, edhe KOK-u dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin e ulët të Serbisë në “Katar 2022”

Pas FFK-së, edhe KOK-u dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin e ulët të Serbisë në “Katar 2022”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës që vjen nga Serbia, e cila edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshijnë politikën me sport.

Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Përfaqësuesja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit.

Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA.

Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.

Sot, gjatë ditës, ankesë në FIFA ka bërë edhe FFK.

Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori