Dolce, banore e Big Brother VIP Kosova, përfundoi një eksperiencë njëjavore në versionin italian të programit, Grande Fratello.

Ky ishte një lajm i veçantë, pasi është hera e parë që një pjesëmarrëse e BBVK viziton shtëpinë e GF.


Gjatë qëndrimit të saj në “Casa” të Grande Fratello, Dolce u prit me shumë kureshtje nga banorët italianë.

- YouTube www.youtube.com

Ajo e përshkroi eksperiencën si unike dhe theksoi se ishte emocionuese dhe e pasur me përvoja të reja.

Rikthimi i saj në Big Brother Kosova normalisht që do të jetë ndryshe, me përvojën që ka fituar.

Publiku ka treguar interes të madh për kombinimin e dy formateve reality shou, duke e parë rikthimin e Dolces si një mundësi për surpriza dhe ngjarje të papritura.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com