LAJMI I FUNDIT:

Pas dy vjetësh, Arabia Saudite pret pelegrinët e parë të huaj të Haxhit

Pas dy vjetësh, Arabia Saudite pret pelegrinët e parë të huaj të Haxhit

Një grup pelegrinësh të Haxhit nga Indonezia ka mbërritur në qytetin e Medinës nga ku do të udhëtojnë për në qytetin e shenjtë të Mekës, duke shënuar ardhjen e grupit të parë të pelegrinëve jashtë mbretërisë pas dy vjetësh për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Arabia Saudite njoftoi muajin e kaluar se do të lejojë një milion njerëz – nga brenda dhe jashtë mbretërisë – të vijnë dhe të kryejnë Haxhin që do të zhvillohet në korrik krahasuar me rreth 60 mijë vitin e kaluar dhe më pas se 1,000 në vitin 2020, transmeton Telegrafi.


“Sot pritëm grupin e parë të pelegrinëve të këtij viti nga Indonezia, dhe fluturimet do të vazhdojnë nga Malajzia dhe India”, tha Mohammed al-Bijawi nga ministria e Haxhit në vend.

“Sot jemi të lumtur të presim mysafirët e Zotit prej jashtë mbretërisë, pas një ndërprerje dyvjeçare për shkak të pandemisë”, shtoi ai, duke e përshkruar Arabinë Saudite si “plotësisht të përgatitur” për t’i akomoduar ata.

Shkuarja në Haxh është një nga pesë shtyllat e Islamit, që duhet të kryhet nga të gjithë myslimanët që kanë mundësi të paktën një herë në jetën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori