LAJMI I FUNDIT:

Pas debateve politike, në Kuvendin e Kosovës performancë artistike

Pas debateve politike, në Kuvendin e Kosovës performancë artistike

Në sallën e Kuvendit të Kosovës sot (e enjte) janë zhvilluar shumë debate lidhur me çështje të shumta politike në vend.

Mirëpo pas përfundimit të tyre, një aktivitet i pazakontë ka ndodhur brenda Parlamentit.


Bëhet fjalë një performancë artistike nga artistit shqiptar me famë botërore, Sislej Xhafa.

Përveç artdashësve, i pranishëm në kuvend për të ndjekur sot nga afër këtë shfaqje, ishin edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, ambasadori i Gjermanisë dhe të tjerë.

Gjatë paradites së sotme, Xhafa ka inauguruar në qytetin e tij të lindjes, në Pejë, veprën “E humbur dhe e gjetur”.

Kjo vepër hap siparin e ekspozitës së tij të parë personale të organizuar në Kosovë.

Ai jeton dhe vepron në New York, teksa është gjendur këto ditë në Kosovë për promovimin e projekteve të tij. /Telegrafi/