LAJMI I FUNDIT:

Pas BREXIT-it, 24 banka do të zhvendosen në Eurozonë

Pas BREXIT-it, 24 banka do të zhvendosen në Eurozonë

Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane, Andrea Enria, është shprehur se për të përballuar pasojat e BREXIT-it, 24 banka do të zhvendosen nga Londra në Eurozonë, duke transferuar 1.3 trilion euro kapital financiar.

Shtatë prej këtyre bankave do të vihen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Bankës Qendrore Evropiane, përcjell Telegrafi.

Enria vuri në dukje se për të përballuar situatën pas largimit të Britanisë së Madhe, duke përfshirë një BREXIT pa marrëveshje, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë kanë nxitur bankat britanike të bëjnë përgatitjet e nevojshme për çdo rast, duke përfshirë aplikimin për leje, transferimin e rregullt të kapitaleve, qartësimin e modeleve të funksionimit, krijimin e degëve të reja në vendet e BE-së, etj.

Kreu i organit rregullator bankar evropian është gjithashtu i mendimit që edhe pse bankat përkatëse kanë hartuar plane për të trajtuar gjendjet emergjente, BREXIT-i do të shoqërohet pa dyshim me luhatje në tregun financiar. /Telegrafi/