Pas Bayernit, edhe Tottenham mposht Milanin e Mihajloviqit (Video)

Skuadrën angleze në epërsi e solli sulmuesi Naser Chadli, i cili realizoi një supergol nga largësia në minutën e tetë të takimit.
Ndërkaq, edhe pse u përpoqën të besuarit e trajnerit serb të Milanit, Sinisa Mihajloviq të barazonin rezultatin, pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Tottenhamit, transmeton Telegrafi.
Edhe në pjesën e dytë skuadra londineze realizojë një gol. Autorit i golit për epërsinë e dyfishtë të Spursave ishte Tom Carroll, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 71-të takimit.
Megjithëse te dyja skuadrat u munduan të shënonin edhe ndonjë gol, takimi përfundoi në dobi të Tottenhamit me rezultat prej 2:0.
Përndryshe, në finale të këtij turneu prestigjioz me fillim në ora 20:45 do të takohen Bayern Munich dhe real Madrid. /Telegrafi/

















































