LAJMI I FUNDIT:

Pas audioincizimit, Milaim Zeka e quan të pafytyrë Ilir Krasniqin

Pas audioincizimit, Milaim Zeka e quan të pafytyrë Ilir Krasniqin

Ilir Krasniqi ka demantuar deklaratat e veta duke thënë se nuk ka qenë i përfshirë në një audio-incizim me deputetin Milaim Zeka, ku hidhen dyshime se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është i përfshirë në një aferë kërkimi të ryshfetit.

Lidhur me këtë ka reaguar Milaim Zeka, duke e quajtur të pafytyrë Ilir Krasniqin i cili në orët e pasdites ka mohuar se asnjëherë nuk është takuar me Fatmir Limajn.


Deputeti Zeka ka përmendur disa emra të njohur duke pretenduar se ata janë prapa këtij audio-incizimit.

Me një status në Facebook, deputeti i Nismës e ka pranuar se audio-incizimi është origjinal. /Telegrafi/