LAJMI I FUNDIT:

Pas ardhjes së Dua Lipës në Tiranë, reagon Besa Kokëdhima: Ajo u bë yll në një shtet prej vërteti, nuk do të kishte lëvdata po të kishte qenë në Shqipëri

Pas ardhjes së Dua Lipës në Tiranë, reagon Besa Kokëdhima: Ajo u bë yll në një shtet prej vërteti, nuk do të kishte lëvdata po të kishte qenë në Shqipëri

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, këto ditë po qëndron në Shqipëri.

E shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, Dua ka vizituar vende të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë një kopësht në qendër të Tiranës i cili është në ndërtim e sipër.


Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, e kanë mirëpritur artisten në takim gjatë këtyre ditëve, teksa shumë figura publike e kanë përshëndetur ardhjen e saj këtu.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Por, një reagim interesant publik vjen nga këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila në një shkrim të publikuar në InstaStory, ka shkruar me dëshpërim se nëse Dua do të vazhdonte të qëndronte në Kosovë (para largimit në MB), ajo nuk do të arrinte famën që ka sot.

Këngëtarja cek se krejt kjo vjen nga trajtimi që politikanët iu bëjnë talentëve këtu dhe mos mbështetjes së duhur për të arritur diçka nga vendi i tyre.

Dua Lipa publikon fotografi nga vizita e muezut në Krujë
Lexo po ashtu Dua Lipa publikon fotografi nga vizita e muezut në Krujë

“Dua Lipa është një yll! Por Dua u bë edhe në një shtet e treg prej vërteti. Nuk do kish as pritje me lëvdata, kortezira e tapete po të kish qenë në Shqipëri, pa të drejta autori, pa prioritarizmin e mbështetje për artin, në kushte mjerane që e kanë katandisur artin dhe artistet shqiptarë. Po të kish qenë Dua në Shqipëri muzikën e saj do ta quanin jo komerciale, nga përdorimi i muzikës së saj do përfitonte zero të ardhura, do bazohej jetesa artistike mbi evente sporadike në klube apo përdorimit nga politikanët në prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Këta habiten shumë që kur ke talent mund të bëhesh yll se në Shqipëri yjet e vetme nga kalon gjithçka janë politikanët. Rockstarët me ekstravagantë e shoumenët më të spikatur janë politikanët”, ka shkruar Besa në InstaStory.

Foto: Besa/InstaStory

Dua përndryshe po vazhdon të qëndrojë në Shqipëri, duke i shijuar disa ditë të mira pushimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori