Neymar mund të përfundojë në burg për shkak të imazheve të publikuara rreth një mashtrimi që pretendon se i është bërë nga një femër.

Futbollisti brazilian është duke u hetuar nga policia franceze rreth një rasti të përdhunimit, ndërsa gjatë vikendit ka postuar një video duke treguar për bisedën private që ka zhvilluar me një vajzë.

Në një intervistë për televizionin Bandeirantes, babai i lojtarit ka mohuar të gjitha akuzat që kanë ardhur në drejtim të djalit të tij.

Neymari dhe mesazhet e tij!

“Telefoni shihet të jetë i vendosur vertikalisht dhe duke e parë se po xhironte, ajo i kërkoi Neymarit që të largohet. Ai nuk ka pranuar të mbrohet duke reaguar shpejt. Unë preferojë një krim në internet se sa një krim përdhunimi”, shtoi ai duke shpjeguar se djali i tij u përpoq të mbrojë veten.

“Kjo akuzë e përdhunimit nuk ndikon vetëm në djalin tim, por ajo ndikon në familje, te të ati, nëna… Ne jemi shumë të prekur me këtë ngjarje, e cila nuk është e vërtetë”, tha ai.

Neymar akuzohet për përdhunim, por mohon gjithçka: Zbulon mesazhet duke thënë se ra në kurth Neymar akuzohet për përdhunim, por mohon gjithçka: Zbulon mesazhet duke thënë se ra në kurth

Ndryshe, futbollisti ka tentuar gjatë gjithë kohës që ta shfajësojë veten nga ato akuza të bëra në drejtim të tij, por nuk ka menduar se është duke i hapur më shumë probleme vetes me publikimin e atyre imazheve. Ai e ka kuptuar rrezikun për videon e postuar, duke e larguar atë nga llogaria e tij në Instagram. /Telegrafi/