Pas “A thu kush”, Lyrical Son bashkëpunim me BimBimma dhe Don Arbas (Video)

Pas lansimit të videoklipit të ri të këngës “A thu kush”, Lyrical Son ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë projekte të reja për fansat e tij.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Express të KTV-së, Festim Arifi ka treguar se është shumë i kënaqur me pritjen që i kanë bërë fansat baladës.
“Jam shumë i kënaqur me pritjen. Nuk kam menduar se do të ketë kaq shumë klikime. Unë nuk vjedh klikime. Ato janë reale”, ka thënë Lyrical Son duke treguar se nuk ka dashur që të fshihen edhe videot e mëparshme, për arsye se “fansat e meritojnë ta dëgjojnë këngën”.
“Këtë javë do të incizojmë një videoklip të ri. E kam një bashkëpunim me BimBimman dhe një me Don Arbasin. Kam shumë projekte që do të vijnë. Do të jetë një periudhë me shumë angazhime”, ka thënë Lyrical Son. /Telegrafi/




























































