LAJMI I FUNDIT:

Pas 36 viteve lirohet nga burgu, ishte dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishte vjedhur 50 dollarë në furrë – tani i jepet mundësia për fillim të ri

Pas 36 viteve lirohet nga burgu, ishte dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishte vjedhur 50 dollarë në furrë – tani i jepet mundësia për fillim të ri

Afroamerikani nga Alabama e SHBA-ve kishte vjedhur 50 dollarë e 75 centë në një furrë buke kur ishte vetëm 22-vjeçar, dhe për shkak të këtij veprimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, megjithatë ai është liruar pas më shumë se tre dekadave qëndrim prapa grilave.

Alvin Kenard ishte vetëm 22-vjeç kur në vitin 1983 u dënua për vjedhje të shkallës së parë. Tani që i ka 58 vjet, pritet të lirohet nga burgu në qytetin Besemer, transmeton Telegrafi.


Kenard ishte dënuar bazuar në ligjet ë vjetra që asokohe ishin në fuqi në Alabama, pasi ai edhe më parë ishte dënuar për vjedhje në vitin 1979. E gjykimi i vitit 1983 i kushtoi atij me burgim të përjetshëm pa pasur mundësi të apelohet vendimi.

Familjarët e Kenardit dhe miqtë me padurim po presin verdiktin që do ta lirojë atë nga burgu që pritet t’ia kumtoj gjykatësi David Carpenter.

Kenard që tërë jetën ka punuar në ndërtimtari para gjyqtarit, ka deklaruar se dëshiron ta vazhdojë punën që e ka kryer deri më sot pasi dëshiron ta fitojë bukën e gojës.

Në anën tjetër avokatja e Kenardit, Carla Crowder ka bërë të ditur se si “klienti i saj është i habitur me rastin që po i ofrohet pasi ishte i bindur se fundit e jetës do ta pret në burg” ashtu sikurse “qindra persona tjerë që padrejtësisht ishin dënuar me burgim të përjetshëm vetëm pse nuk kanë mundur ta sigurojnë një avokat të mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori