LAJMI I FUNDIT:

Pas 12 ditësh kërkime, Christian Atsu gjendet i vdekur nën rrënoja pas tërmetit të tmerrshëm në Turqi

Pas 12 ditësh kërkime, Christian Atsu gjendet i vdekur nën rrënoja pas tërmetit të tmerrshëm në Turqi

Kanë kaluar 12 ditë nga tërmetet e tmerrshme që goditën Turqinë dhe po vazhdon ende kërkim shpëtimi i personave që kanë mbetur nën rrënoja.

Por futbollisti ganez Christian Atsu nuk e kishte fatin që të nxirrej i gjallë nga banesa e tij, pasi tani trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga rrënojat.


Pas 12 ditëve kërkime të pandërprera, është konfirmuar vdekja e ish-sulmuesit ganez që ka bërë karrierë edhe te Chelsea, Newcastle United e Porto.

Atsu ishte pjesë e skuadrës turke Hatayspor, derisa ishte në banesën e tij në momentin që kishte ndodhur tërmeti dhe që nga ajo ditë përkundër përpjekjeve të mëdha nuk mundej të nxirrej i gjallë.

Ka qenë menaxheri i lojtarit, Nana Sechere që ka konfirmuar vdekjen e ish-reprezentuesit të Ganës.

Autoritetet janë akoma në kërkim të Christian Atsu, agjenti i tij thotë se janë gjetur vetëm dy palë këpucë
Lexo po ashtu Autoritetet janë akoma në kërkim të Christian Atsu, agjenti i tij thotë se janë gjetur vetëm dy palë këpucë

“Me zemër të thyer më duhet t’iu njoftoj të gjithë dashamirësve që fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar menaxheri i futbollistit.

Të gjithë familjarët e Atsu ndodhen në qytetin e Hatayt duke pritur nxjerrjen e trupit të ganezit.

Por përkundër se trupi i Atsu u gjet, në të njëjtën ndërtesë jetonte edhe drejtori sportiv i Hatayspor Taner Savut, por trupi i tij deri më tani ende nuk është nxjerrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori