LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet janë akoma në kërkim të Christian Atsu, agjenti i tij thotë se janë gjetur vetëm dy palë këpucë

Autoritetet janë akoma në kërkim të Christian Atsu, agjenti i tij thotë se janë gjetur vetëm dy palë këpucë
(Foto: Anadolu Agency/PA)

Vendndodhja e Christian Atsu mbetet e panjohur më shumë se një javë pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë – ka thënë agjenti i futbollistit të skuadrës turke, Hatayspor.

Pas tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që i goditën këto vende më 6 shkurt, pati raporte fillestare se ish-mesfushori i Newcastle Unitedit ishte shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur.


Christian Atsu nxirret i gjallë nga rrënojat që la tërmeti i fuqishëm në Turqi - i lënduar në këmbë dhe me vështirësi në frymëmarrje
Lexo po ashtu Christian Atsu nxirret i gjallë nga rrënojat që la tërmeti i fuqishëm në Turqi - i lënduar në këmbë dhe me vështirësi në frymëmarrje

Por, agjenti i ganezit, Nana Sechere, postoi më pas mesazhe në Twitter (më 8 dhe 9 shkurt) duke thënë se Atsu nuk ishte gjetur ende.

Të martën, përfaqësuesi i 31-vjeçarit ka dhënë përditësime të reja duke konfirmuar se klienti i tij nuk është gjetur ende, derisa janë gjetur dy palë këpucë.

Klubi i Christian Atsu thotë se nuk mund ta gjejnë në spitalin ku ai ishte dërguar, mes frikës se futbollisti nuk ishte në mesin e atyre që u gjetën nën rrënoja
Lexo po ashtu Klubi i Christian Atsu thotë se nuk mund ta gjejnë në spitalin ku ai ishte dërguar, mes frikës se futbollisti nuk ishte në mesin e atyre që u gjetën nën rrënoja

“Kanë kaluar nëntë ditë nga tërmeti dhe ende nuk e kemi gjetur Christianin. Ndodhem në vendin e tërmetit në Hatay me familjen e Christianit. Skenat janë të paimagjinueshme dhe zemrat tona janë thyer për të gjithë njerëzit e prekur”.

“Gjatë kohës që jam këtu, kemi qenë në gjendje të gjejmë vendndodhjen e saktë të dhomës së Christian Atsu, dhe ne kemi gjetur dy palë këpucë të tij”.

“Dje morëm konfirmimin se imazhet termike po tregonin shenja jete deri në pesë njerëz, megjithatë, më është thënë se i vetmi konfirmim i vërtetë i jetës është përmes shikimit, nuhatjes dhe zërit, dhe për fat të keq nuk ishim në gjendje (ta) gjenim Christianin”.

“Kjo është një situatë e vështirë dhe ne u jemi jashtëzakonisht mirënjohës të gjitha ekipeve të shpëtimit turk dhe të huaj, civilëve vendas dhe vullnetarëve për përpjekjet dhe reagimin e tyre në shpëtimin e të mbijetuarve. Megjithatë, kemi nevojë urgjente për më shumë burime, duke përfshirë një përkthyes, në terren”.

Nuk dihet ende për fatin e Christian Atsu - i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit në Turqi që la të vdekur më shumë se 1000 njerëz
Lexo po ashtu Nuk dihet ende për fatin e Christian Atsu - i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit në Turqi që la të vdekur më shumë se 1000 njerëz

“Gjërat po ecin tepër ngadalë dhe si rezultat i kësaj shumë shpëtime po vonohen dhe jetët po humben për shkak të mungesës së burimeve në dispozicion të punëtorëve. Është për të ardhur keq që klubi nuk është në terren me ne, krah për krah, në kërkim të Christianit”, ka thënë mes tjerash agjenti i Atsu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori