LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet ende për fatin e Christian Atsu – i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit në Turqi që la të vdekur më shumë se 1000 njerëz

Nuk dihet ende për fatin e Christian Atsu – i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit në Turqi që la të vdekur më shumë se 1000 njerëz

Ish-ylli i Chelseat dhe Newcastles, Christian Atsu thuhet se është i bllokuar nën rrënoja pas një tërmeti të madh me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Reprezentuesi ganez luan për Hatayspor dhe raportimet në Turqi thonë se lojtarët dhe punonjësit e klubit u goditën nga tërmeti.


Gazeta turke Star thotë se dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit u “dolën nga rrënojat”, por Atsu dhe Taner Savut, drejtori sportiv i klubit, janë ende të zhdukur dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar ndërsa përpiqen të gjejnë dyshen.

Legjenda turke lajmërohet direkt në Instagram nga Hataj me lot në sy duke kërkuar ndihmë: Nuk mund t'i nxjerrim njerëzit
Lexo po ashtu Legjenda turke lajmërohet direkt në Instagram nga Hataj me lot në sy duke kërkuar ndihmë: Nuk mund t'i nxjerrim njerëzit

Po ashtu nën rrënoja thuhet se është edhe Ahmet Eyup, i cili luan për Yeni Malatyaspor si portier.

Atsu, i cili kishte një periudhë huazimi me Evertonin dhe Bournemouthin, u bashkua me Hatayspor në korrik 2021 nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Raed.

Portieri turk mbetet nën rrënoja, gruaja e tij është shpëtuar derisa po bëhet përpjekje për ta nxjerrë edhe atë
Lexo po ashtu Portieri turk mbetet nën rrënoja, gruaja e tij është shpëtuar derisa po bëhet përpjekje për ta nxjerrë edhe atë

Ai shënoi golin e fitores në minutën e 97-të për skuadrën e tij kundër Kasimpasa të dielën, vetëm disa orë përpara se të ndodhte fatkeqësia natyrore në orën 4 të mëngjesit të së hënës, ndërsa ishin duke fjetur.

BBC thotë se më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe mijëra të plagosur nga tërmeti. Një lëkundje e dytë me magnitudë 7.5 ndodhi në orën 13:24 me kohën lokale në Elbistan, disa kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit të parë në Gaziantep. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori