LAJMI I FUNDIT:

Legjenda turke lajmërohet direkt në Instagram nga Hataj me lot në sy duke kërkuar ndihmë: Nuk mund t’i nxjerrim njerëzit

Legjenda turke lajmërohet direkt në Instagram nga Hataj me lot në sy duke kërkuar ndihmë: Nuk mund t’i nxjerrim njerëzit

Shumë provinca në rajonet lindore, juglindore, në Turqi u tronditën nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, me qendër në Kahramanmaraş, në orën 04:17.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit.


Trajneri i skuadrës turke Hatayaspor, ish-portieri  Volkan Demirel, nuk mundi të parandalonte lotët në transmetimin e tij nga llogaria e tij në Instagram.

Demirel kërkoi ndihmë nga llogaria e tij në rrjetet sociale duke u shfaqur shumë i emocionuar për atë që ndodhi, pasi ai ndodhet në qytetin Antakay vend ku ndodhi tërmeti i tmerrshëm.

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve arrin në më shumë se 3.500
Lexo po ashtu Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve arrin në më shumë se 3.500

“Gjithçka është shkatërruar këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem ambulanca, duam ndihmë. Gjërat janë shumë keq. Ndihmë, ne nuk mund t’i nxjerrim njerëzit”, tha Demirel mes lotësh.

“Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha ndihmat. Situata është e rëndë jo vetëm në Hataj, por edhe në provincat përreth. Ju lutemi ndihmoni për hir të Zotit”, deklaroi Demirel.

Deri më tani mediat turke kanë raportuar se numri i të vdekurve ka shkuar mbi 500 dhe shumë njerëz kanë mbetur nën gërmadha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori