LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve arrin në më shumë se 3.500

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve arrin në më shumë se 3.500

Shtetet e Bashkuara dërgojnë ekipe të kërkim-shpëtimit për t’i asistuar kolegët në Turqi

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike, në ditën kur Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet tejet i fuqishëm.


Biseda telefonike është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, dhe vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do ta ndihmojnë Turqinë në tejkalimin e krizës – duke e asistuar në operacionet e kërkim shpëtimit me ekipet amerikane që tashmë janë nisur për në Turqi.

Shtetet e Bashkuara gjatë ditës premtuan dërgimin e 79 pjesëtarëve të specializuar në operacione të kërkim-shpëtimit, që do të asistojnë kolegët e tyre në Turqi, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar sot në telefon me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ku diskutuan për tërmetin që i mori jetën mbi 3.500 personave.

Ndryshe operacioni për shpëtimit e personave që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura po vazhdon edhe në këto orë të vona, ku temperaturat kanë rënë nën zero dhe po ua vështirësojnë punën në terren. /Telegrafi/


Pasojat e tërmetit në Siri, gruaja sjell në jetë fëmijën nën rrënojat e ndërtesës së shembur – nëna vdes foshnja shpëton

Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Turqinë dhe Sirinë, ka bërë që mbi 3 mijë njerëz të humbin jetën dhe dhjetëra mijëra të mbesin nën rrënoja.

Kështu ndodhi edhe me një grua, e cila kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesës së shembur në qytetin Jindir në afërsi të Alepos së Sirisë, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte arritur ta sjellë në jetë foshnjën e saj, por që për fat të keq më pas kjo grua ka ndërruar jetë.

Megjithatë, ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin foshnjën e gjallë nga rrënojat.

Pamjet amatore të publikuara më poshtë, shfaqin pjesët e ekipeve të shpëtimit që nxjerrin foshnjën dhe e dërgojnë në autoambulancë. /Telegrafi/


Po tentonin t’i nxirrnin nga rrënojat, gazetari që raportonte direkt ishte dëshmitar i shembjes së një ndërtese 

Derisa temperaturat kanë rënë nën zero, dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë personat që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi si pasojë e tërmetit, po shfaqen probleme tjera.

Një gazetar turk po raportonte direkt nga qyteti i Malatyas, ku ekipet e shumta të shpëtimit po punonin pa ndërprerë së bashku me qytetarët për t’i nxjerrë personat që dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja, ndodhë një shembje e befasishme, transmeton Telegrafi.

Qindra qytetarë dhe ekipet emergjente ishin në terren dhe gazetari po raportonte, kur befasisht u dëgjua një zhurmë e madhe dhe një ndërtesë brenda sekondës u shemb.

Kjo bëri që masa të ikë nga frika se mund ta pësojnë edhe ata pranë atyre rrënojave. E ky moment nuk i shpëtoi kameramanit që transmetoi gjithçka direkt.

Në anën tjetër, numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë sot, ka shkuar në 3 mijë, derisa i të lënduar në dhjetëra mijëra.

E temperaturat e ulëta dhe errësira vetëm sa po ua vështirëson punët ekipeve në terren, që një lëvizje e pamenduar mirë mund t’ju kushtojë me jetë. /Telegrafi/


Turqia shpall shtatë ditë zie kombëtare

Si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, sot, ku si pasojë humbën jetën 2.600 persona, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se Turqia shpall shtatë ditë zie kombëtare.

Përmes një postimi në Tëitter, presidenti turk bëri të ditur se vendi i tij do të shpallë shtatë ditë zie kombëtare – pra deri më 12 shkurt, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.8 magnitudë, ku si pasojë pati mijëra të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shembura.

Ekipit e shpëtimit edhe në këto orë të vona, po bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.

Deri më tani numri i të lënduarve ka shkuar në mbi 10 mijë, kurse sipas ekspertëve vlerësohet se numri i viktimave do të jetë më i madh. /Telegrafi/


Po raportonte direkt kur filloi për herë të dytë të dridhet toka, pamje rrëqethëse nga Turqia

Gazetari turk derisa po raportonte drejtpërdrejtë për dëmet e shkaktuar nga tërmeti me fuqi shkatërruese prej 7.8 magnitudë, kur befasisht filloi të dridhet toka për herë të dytë.

Ishte Olcay Duzgun nga DHA-ja turke që po raportonte, kur prapa shpinës së tij ekipet e shpëtimit po gërmonin nëpër rrënojat e ndërtesave në kërkim të mbijetuarve, transmeton Telegrafi.

Derisa po raportonte direkt nga qyteti Sanliurfa, toka befasisht filloi të dridhet dhe u ngrit një re pluhuri, e ekipit e shpëtimit të kapluar nga paniku fillojnë të ikin nga rrënojat.

Kujtojmë që Turqia dhe Siria sot u godit nga një tërmet prej 7.8 magnitudë, kurse një orë më vonë pasoi tërmeti i dytë prej 7.6.

Ky tërmet shkaktoi dëme të mëdha materiale edhe në shtetin fqinj – Sirinë, ku më së shumti e kanë pësuar banorët e qytetit Al Baba.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në pjesë tjera të Turqisë, Gjeorgjisë, Armenisë e Qipros. E sipas informacioneve më të fundit deri më tani janë konfirmuar 2.500 të vdekur.


(E plotësuar) Më shumë se 2500 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Siri dhe Turqi.

Shifrat e fundit nga agjencia turke e fatkeqësive tregojnë se janë regjistruar 1,498 viktima – shifër e cila para rreth një ore ishte 1,121.

Në Siri, dy shifra janë publikuar – një për zonat e kontrolluara nga qeveria dhe një tjetër për zonat e kontrolluara nga opozita.

Sipas të dhënave, në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit, kanë vdekur gjithsej 371 persona.

Ndërkohë Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita. /Telegrafi/

Më shumë se 1,800 njerëz të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 1,800 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri.

Në shifrat e fundit, Turqia ka regjistruar 1,121 vdekje, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.

Ndërkohë 371 persona të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Më vete, Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.

Më herët, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Por disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10,000 ose më shumë. /Telegrafi/

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në mbi 1,500 pas tërmetit shkatërrues

Të paktën 1,504 persona kanë gjetur vdekjen në Turqi dhe Siri dhe mijëra të tjerë janë lënduar, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.

Në Siri, gjithsej të paktën 592 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu raportoi 1,089 të plagosur.

Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 221 vdekje dhe 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

“Qindra mbeten të bllokuar nën rrënoja”, shtuan Helmetat e Bardha në Twitter, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5,385 persona janë plagosur, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim televiziv të hënën.

Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës. /Telegrafi/

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 1200 – Erdogan jep detaje të tjera

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë gjatë natës është rritur zyrtarisht në mbi 1200, sipas shifrave nga autoritetet.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se 912 njerëz kanë gjetur vdekjen në Turqi, dhe 5,383 të tjerë janë lënduar.

Ai tha se autoritetet nuk ishin në gjendje të parashikonin se sa mund të shkojë numri ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdonin, raporton Reuters.

Sipas tij, 45 vende kanë ofruar deri tani ndihmë.

Presidenti Erdogan tha se tërmeti që goditi në orët e para ishte fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, duke shtuar se si pasojë janë shembur 2818 ndërtesa.

Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi më shumë se 320 të vdekur në vend, me mbi 1000 të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Gaziantep në Turqi dhe është ndjerë deri në Qipro. /Telegrafi/

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 600

Derisa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, mediat e huaja, raportojnë se tanimë raportohet për të paktën 670 persona të vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm të së hënës me magnitudë 7.7 ballë.

Si pasojë, shkollat në 10 qytetet dhe provincat në të gjithë Turqinë të goditur nga tërmeti do të mbyllen për një javë, tha zëvendëspresidenti i vendit Fuat Oktay.

Qytetet dhe provincat janë Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adıyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır, Kilis.

Oktay tha gjithashtu se fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile. /Telegrafi/

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri shkon në më shumë se 500 – paralajmërohen pasgoditje të forta në orët dhe ditët në vijim

Më shumë se 500 njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen në dy vende – Turqi dhe Siri – pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Tërmeti në Turqi, një nga më të fuqishmit në më shumë se 100 vjet - lëkundjet u ndjenë deri në Izrael
Lexo po ashtu Tërmeti në Turqi, një nga më të fuqishmit në më shumë se 100 vjet - lëkundjet u ndjenë deri në Izrael

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Veç kësaj, më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat, të paktën 18 pasgoditje me magnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5.

Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS.

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori