LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike po bëjnë fushatë më ndryshe, këto janë shpenzimet deri më tani

Partitë politike po bëjnë fushatë më ndryshe, këto janë shpenzimet deri më tani

Organizatat “Demokraci Plus” dhe “Çohu”, në një konferencë për media kanë prezantuar të dhënat në lidhje me shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ku sipas tyre koalicionet PDK- AAK-NISMA dhe koalicioni LDK- AKR, Alternativa janë shpenzuesit më të mëdhenj gjatë kësaj fushate katër ditore.

Sipas, përfaqësuesit të Demokracia Plus, Isuf Zejna, qëllimi i këtij monitorimi është krahasimi i shpenzimeve të deklaruara në KQZ me shpenzimet që kanë dalë nga këto organizata e cila do të monitoroj fushatën zgjedhore 2017.


“Në spotet televizive, PDK-AAK dhe Nisma kanë shpenzuar  17.300 euro, LDK-AKR- Alternativa kanë shpenzuar deri më tash 21.000 euro ndërsa VV 1.700 euro. Shpenzimet më të mëdha kanë shkuar deri më tash në lidhjet e drejtpërdrejta televizive”, tha Zejna.

Ai gjithashtu tha se ditën e fundit të fushatës do të dalin me të gjetura edhe më të mëdha.

“Nuk mund të dalim me një shifër të përgjithshme. Fushata ndryshon shumë me fushatën e kaluar pasi kësaj here shpenzimet janë të fokusuara në media, sidomos ato digjitale”, tha përfaqësuesi i “Demokracia Plus” Isuf Zejna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori