LAJMI I FUNDIT:

Partitë e majta evropiane mbështesin referendumin (Video)

Partitë e majta evropiane mbështesin referendumin (Video)

Deputetët evropian kërkojnë unitet nacional për referendumin. Nënkryetarja e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Maria Rodrigez theksoi se pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare ajo që është e domosdoshme për vendin në këtë moment krucial, është uniteti i qytetarëve.

Kam ardhur këtu me shumë gëzim të ju them se “Po”, ne duam që Maqedonia t’i bashkëngjitet BE-së si anëtare e plotfuqishme. Duam që vërtetë kjo të ndodhë. Por, gjithashtu kam ardhur të ju them se sigurisht se mund të keni dallime, por në këso momenti historik ju duhet të keni unitet nacional, tha Maria Zhoao Rodrigez, Aleanca Progresive e Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian.


Deputeti dhe raportuesi për politikë të jashtme të grupit parlamentar të partisë socialdemokrate të Gjermanisë, Nils Shmid tha se referendumi i 30 shtatorit nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e emrit, por edhe me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Andaj është në duart e qytetarëve nëse do ta arrini trenin për në BE.

Varet nga ju që Maqedonia të kap trenin për BE. Është referendumi. Është në duart tuaja, në duart e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, kudo që jetojnë, të cilës do përkatësie fetare, etnike dhe politike qofshin që përmes referendumit ta zini trenin për BE. Çështja e emrit nuk mund të ndahet nga integrimi në NATO dhe BE. Prandaj pyetja e referendumit është e përshtatshme. Sepse nuk ka të bëjë vetëm me emrin, por me integrimin në BE ose jo – u shpreh Nils Shmid, Deputet gjerman.

Edhe nga Qeveria sot folën në gjuhën e panelistëve majtistë në konferencën ndërkombëtare “Maqedonia shikon përpara: Është momenti të kapet treni për BE”. Nëse referendumi rezulton i suksesshëm, Qeveria premtoi implementimin e politikave majtiste, edhe atë: trefishimin e ndihmës sociale, dyfishimin e pagës së mjekëve specialistë, shërbim shëndetësor falas e kështu me radhë. /Alsat-M/