LAJMI I FUNDIT:

Partia qeverisëse në Suedi: Do të aplikojmë për anëtarësim në NATO

Partia qeverisëse në Suedi: Do të aplikojmë për anëtarësim në NATO

Partia Socialdemokrate në pushtet e Suedisë ka mbështetur anëtarësimin e vendit në NATO.

Lajmi është postuar në Twitter nga ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde.


“Sot Partia Socialdemokrate suedeze mori një vendim historik për t’i thënë ‘PO’ aplikimit për anëtarësim në NATO. Invazioni rus i Ukrainës ka përkeqësuar situatën e sigurisë në Suedi dhe Evropë në tërësi”, shkroi Linde.

Parlamenti suedez do të diskutojë situatën e sigurisë të hënën dhe kryeministrja Magdalena Andersson do të thërrasë një mbledhje të posaçme të kabinetit për të marrë një vendim zyrtar për aplikimin, njoftoi pak ditë më parë e përditshmja suedeze Expressen, duke cituar burime të paidentifikuara.

Kërkesa do të dërgohet menjëherë pas kësaj, nëse nuk ndodh diçka e papritur, thanë burimet. /kp/Telegrafi/