LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti francez miratoi ligjin që do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve kundër COVID-19

Parlamenti francez miratoi ligjin që do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve kundër COVID-19

Parlamenti francez miratoi sot masat e fundit të qeverisë për të luftuar COVID-19.

Ligji u mbështet nga 214 deputetë, 93 deputetë ishin kundër, ndërsa 27 abstenuan, sipas reuters.

Këto masa tani janë përpara Senatit, i cili do t’i shqyrtojë përpara çdo miratimi të mëtejshëm.

Në fillim të kësaj jave, partia në pushtet “Republika në lëvizje” mbrojti retorikën më të ashpër të presidentit, Emmanuel Macron, e cila iu drejtua të pavaksinuarve, pasi fjalët provokuan reagimin e ashpër të opozitës.

Macron tha se dëshiron të “tërbojë” njerëzit e pavaksinuar duke ndërlikuar jetën e tyre aq shumë sa që ata përfundimisht do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit.

Zotohet Macron: Do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve në Francë
Lexo po ashtu Zotohet Macron: Do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve në Francë

Këtë ai e ka thënë në një intervistë për gazetën “Parisien”, në të cilën edhe personat e pavaksinuar i ka quajtur të papërgjegjshëm dhe të padenjë për t’u konsideruar qytetarë.

Franca regjistroi dje një rekord prej më shumë se 332 mijë rastesh të reja dhe 246 vdekje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Kalo në kategori