LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian i jep fund udhëtimit pa viza për amerikanët

Parlamenti Evropian i jep fund udhëtimit pa viza për amerikanët

Parlamenti Evropian ka votuar për t’i dhënë fund udhëtimin pa viza për amerikanët brenda BE-së, shkruan “The Independent”.

Vendimi drastik vjen pasi SHBA dhe BE-ja nuk arritën të binin dakord për udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve si Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Polonia dhe Rumania, si pjesë e një marrëveshjeje reciproke.


Marrëveshja e reciprocitetit të vizave BE-SHBA ka hyrë në fuqi më janar 2014 dhe sipas saj, përcjell syri.net, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në të gjithë vendet e BE-së pa viza në të kundërt qytetarët e BE-së duhet të kenë të njëjtat kushte.

Megjithatë, qytetarët nga Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Polonia dhe Rumania ende nuk lejohen të hyjnë në SHBA pa vizë.

Votimi nga Komisioni i Lirive Civile të Parlamentit do të thotë që amerikanët do të duhet të duhet të aplikojnë për dokumente shtesë për 12 muajt e ardhshëm.