LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Britanik debaton për vizitën zyrtare të Donald Trumpit

Parlamenti Britanik debaton për vizitën zyrtare të Donald Trumpit

Deputetët britanikë do të debatojnë më 20 shkurt peticionin prej 1,7 milionë personave, ku kërkojnë që vizita shtetërore e Donald Trump të kalojë në rang të një vizite të thjeshtë zyrtare, njoftoi sot parlamenti në ueb-faqen zyrtare.

Një peticion i dytë, i nisur dje kërkon të kundërtën, që kjo vizitë shtetërore të qëndrojë si e tillë, do të kalojë gjithashtu për debat këtë ditë.


Peticioni kundër vizitës shtetërore të Trumpit është peticioni i dytë më popullor i të gjithë kohërave në ueb-in e Parlamentit, pas atij që kërkoi një referendum të dytë për Brexit, i nënshkruar nga më shumë se 4 milionë persona.