LAJMI I FUNDIT:

A parashikoi Nostradamus valën përvëluese në Ballkan?

A parashikoi Nostradamus valën përvëluese në Ballkan?

Astrologu francez Michel de Nostredame, i njohur më mirë si Nostradamus, me sa duket parashikoi valën përvëluese të të nxehtit që aktualisht ka prekur pjesën më të madhe të Evropës, gjegjësisht edhe atë në Greqi.

Libri famëkeq “Les Proféties”, i botuar gati 500 vjet më parë, është vlerësuar për një sërë parashikimesh që u realizuan duke përfshirë Revolucionin Francez, ngritjen e Adolf Hitlerit dhe bombat atomike që u hodhën në Japoni, transmeton Telegrafi.


Një libër që ri-interpretonte punën e tij, i botuar në vitin 2005, madje sugjeroi se ai parashikoi vdekjen e Mbretëreshës në vitin 2022 (si rezultat, ai u ngjit në krye të listës së bestsellerëve të The Sunday Times pas tij).

Tani, një nga parashikimet e Nostradamus për vitin 2023 duket se është realizuar dhe përmban disa detaje të sakta shqetësuese në lidhje me valën e të nxehtit të Evropës.

Duke aluduar për motin përvëlues dhe rritjen e temperaturave të detit, ai shkroi: “Ashtu si dielli, koka do të përvëlojë detin e ndritshëm: peshqit e gjallë të Detit të Zi të gjithë do të zien”.

“Kur Rodosi dhe Genova do të jenë gjysmë të uritur, vendasit do të mundohen për t’i prerë”, thuhet në profecinë e tij.

Ishulli grek i Rodosit ka qenë një ndër vendet më të prekura nga nxehtësia ekstreme, ku temperaturat kanë shkuar në 40 gradë, derisa i njëjti është përballur edhe me zjarre.

Mijëra turistë janë detyruar që të largohen nga ishulli grek për shkak të rrezikut nga flakët.

Vala e nxehtësisë gjithashtu ka prekur pjesën më të madhe të Evropës jugore, por me ndikim të madh edhe Italinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori