LAJMI I FUNDIT:

Parashikohet breshër i rrëmbyeshëm, turqit mbulojnë veturat me tepihë dhe batanije (Foto)

Parashikohet breshër i rrëmbyeshëm, turqit mbulojnë veturat me tepihë dhe batanije (Foto)

Pronarët e veturave në Turqi, po shfrytëzojnë tepihë, batanije dhe materiale alternative, që t’i mbulojnë veturat, nga frika prej një breshëri të rrëmbyeshëm veror.

Gjatë verës së kaluar, një stuhi e tillë ka dëmtuar mijëra vetura, ndërsa u shkaktoi telashe të mëdha kompanive të sigurimeve, transmeton Telegrafi.


Banorët e Stambollit, tregojnë se gjatë qershorit të kaluar, ka pasur edhe breshër që ka rënë në madhësi të topave të tenisit. Megjithëse nuk janë bërë të ditura të dhënat zyrtare, raportohet se në kompanitë e sigurimeve janë bërë më se 150 mijë ankesa.

Meqenëse është parashikuar breshër i ngjashëm, shoferëve iu është rekomanduar që t’i parkojnë veturat në garazhe, nën strehë apo të përdorin mjete alternative, që të shmangin dëmet.

Si pasojë, të gjitha garazhet e disa qyteteve turke janë të zëna, ndërsa rrugëve shihen shumë vetura të mbuluara me tepihë.

Në mënyrë që të mahitet me këtë situatë, një motoçiklist është mbuluar me kuti kartoni, kinse që të mbrohet prej stuhive. /Telegrafi/