LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi: Sunderland-Chelsea

Parashikimi: Sunderland-Chelsea

Chelsea do të kërkojë të vazhdojë serinë pa humbje në Ligën Premier. Por, edhe skuadra ku luan shqiptari Adnan Januzaj, kërkon ti rikthehet fitoreve.

Vendi: Stadium of Light
Koha: 13 dhjetor (e martë), 20:45


Chelsea
Chelsea aktualisht skuadra më në top formë në Ligën Premier. The Blues do të përpiqen të realizojnë edhe fitoren e dhjetë në ligën elitare angleze.
John Terry dhe Kourt Zouma pritet të mungojnë në radhët e ekipit të drejtuar prej Antonio Contes.
Nemanja Matic, Pedro dhe Diego Costa janë të gatshëm për lojë edhe pse kanë pësuar lëndime të lehta. Conte ka paralajmëruar rotacion në ekip gjatë periudhës festive, por është e vështirë të shihet ndonjë ndryshim i madh. Willian dhe Cesc Fabregas janë kandidatët që mund të startojnë ndaj Sunderlandit, ndërsa në mungesë të opsioneve në repartin mbrojtës, David David Luiz pritet të jetë lider i mbrojtjes.

Formacionet e mundshme: Sunderland-Chelsea (Foto)
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Sunderland-Chelsea (Foto)

Sunderland
Didier Ndong është pezulluar për ndeshjen e së mërkurës kundrejt Chelseat pas arritjes së pesë kartonëve të verdhë. Jan Kirchhoff me shumë gjasa do ta zëvendësojë Ndongun.
Fabio Borini mund të përballet me ish-klubin edhe pse nuk është paraqitur që nga gushti.
Paddy McNair, Lee Cattermole, Lynden Gooch dhe Duncan Watmore janë ende të lënduar, ndërsa Jack Rodwell duhet të pret deri në momentin e fundit. Edhe mesfushori me tipare sulmuese, Adnan Januzaj pritet të startojë që prej minutës së parë.

Top Lojtarët

A e dini se…
Chelsea ka fituar 9 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier.
Sunderland ka pësuar më shumë se dy gola në 14 ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.
Janë shënuar më shumë se 2 gola në 8 ndeshjet e fundit kur Sunderlandi ka luajtur si vendas në Ligën Premier.
Chelsea ka shënuar të paktën 2 gola në tre ndeshjet e fundit kundër Sunderlandit në të gjitha garat.

Analiza
Chelsea ka fituar nëntë ndeshje rresht në ligën elitare angleze që nga koha kur për herë të marrë e mori drejtimin e skuadrës Jose Mourinho. Fitorja minimale prej 1-0 ndaj West Bromit në fundjavë i ka siguruar lidershipin e pastër me tre pikë më shumë se vendi i dytë.
Sunderland dukej se i është rikthyer rezultateve para se të deklasohet prej Sunderlandit me rezultat 3-0.. Macet e Zeza kanë tre fitore në pesë ndeshjet e fundit ndërsa në shtëpi javëve të fundit është vështirë t’i merren pikët.
Sunderland është i pamposhtur në dy ndeshjet e fundit në ligë kundër Chelsea.

Parashimi: Sunderland 0-2 Chelsea