LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Territori i Shqipërisë parashikohet të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të cilat do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat pritet të pasohen me reshje të pakëta shiu kryesisht në relievet malore.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 10 deri 25°C, në zonat e ulëta 12 deri 27°C, në zonat bregdetare 15 deri 26°C.