LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Liverpool – Sunderland

Parashikim: Liverpool – Sunderland

Liverpooli do të kërkojë të rikthejë lidershipin në ndeshjen ndaj Sunderlandit në shtëpi.

Vendi: Anfield Road, Liverpool
Koha: 26 nëntor (e shtunë), 16:00

liverpool

Lajmet rreth ekipeve

Liverpool
Coutinho është rikuperuar nga dëmtimi në kofshë dhe do të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje.
Adam Llallana do të mungojë për shkak të lëndimit të tij në ije, kurse Ings, Sheyi Ojo dhe Joe Gomez ende nuk janë në dispozicion, teksa Sakho nuk pritet që të ketë më minuta me klubin.

Liverpooli me pesë mungesa ndaj Sunderlandit
Lexo po ashtu Liverpooli me pesë mungesa ndaj Sunderlandit

Sunderlandi
Sunderlandi vjen nga një fitore që është më e madhja që prej majit të këtij viti, kur mposhti Hull Cityn në shtëpi. Djilobodji u përjashtua aty dhe do të mungojë. John O’Shea e zëvëndëson atë.
David Moyes është i motivuar për këtë takim duke parë rikthimin e Kirchhoff dhe Larsson të cilët mund të luajnë në këtë takim.
Lee Cattermole është jashtë për katër muaj për shkak të operimit teksa Fabio Borini po ashtu nuk do të luajë. Rodwell Vito Mannone janë po ashtu në dyshim para ndeshjes në Anfield.

FBL-ENG-PR-LIVERPOOL-WEST BROM

A e dini se?

Liverpooli është pa humbje në 14 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Sunderlandit në të gjitha garat.

Liverpooli është pa humbje në shtëpi në 13 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka fituar në pjesë të parë dhe ka mbajtur epërsinë deri në fund të takimit në pesë nga shtatë ndeshjet këtë sezon në Ligën Premier në shtëpi.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku tre gola në në tri ndeshjet e fundit të Sunderlandit në Ligën Premier.

adnan januzaj

Ndeshjet kokë më kokë

Liverpool 2-2 Sunderland, 06.02.2016, Premier League
Sunderland 0-1 Liverpool, 30.12.2015, Premier League
Sunderland 0-1 Liverpool, 10.01.2015, Premier League
Liverpool 0-0 Sunderland, 06.12.2014, Premier League
Liverpol 2-1 Sunerland, 26.03.2014, Premier League

Formacionet e mundshme: Liverpool - Sunderland, pritet të startojë Januzaj
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Liverpool - Sunderland, pritet të startojë Januzaj

Analiza

Ecuria e Liverpoolit prej katër fitoreve rresht është ndalur javën e kaluar te Southamptoni, por The Reds kanë shanc të mirë që të ri-marrin pozitën e parë pasi Chelsea takohet me Tottenhamin në shtëpi.

Sunderlandi ka fituar për herë të parë dy ndeshje radhazi që nga maji i këtij viti dhe ka vetëbesim pas fitores së thellë ndaj Hull Cityt. Fitorja e tyre e dytë e sezonit i ka vënë ata mbi vendin e fundit dhe janë vetëm tri pikë larg zonës së sigurt.

Tifozët e Liverpoolit presin fitore të shtunën, por ndeshjet mes këtyre dy ekipeve gjithmonë kanë qenë të ngushta në vitet e fundit. Sunderlandi nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit, por ata kanë arritur dy barazime dhe tri humbje me nga vetëm një gol. Një fitore e Liverpoolit me një gol diferencë është edhe një herë me shumë gjasa në letër.

Parashikimi: Liverpool 2-1 Sunderland