LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Juventus – Monaco

Parashikim: Juventus – Monaco

Juventusi do të përballet me me Monacon në ndeshjen kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve me një avantazh të madh prej 2-0 të relalizuar në principatë javën e kaluar.

Vendi: Juventus Arena, Torino
Koha: 9 maj (e martë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Juventusi ka pasur luksin që të pushojë lojtarët në fundjavë dhe Massimiliano Allegri mund t’i ftojë sërish lojtarët më të mirë për ndeshjen kthyese”.

Sami Khedira mungoi në ndeshjen e parë për shkak të suspendimit, por do të kthehet në 11-shen startuese përkundër një starti pozitiv nga Claudio Marchisio në ndeshjen e parë.

Monaco
Ende ka pikëpyetje për gatishmërinë e Benjamin Mendyt, që mund ta shohë Nabil Dirar të vazhdojë në krah të mbrojtjes.

Guido Carrillo u rikthye në skuadër pas tre muajsh mungesë dhe pritet t’i shtojë opsionet për mysafirët.

Tiemoue Bakayoko pritet që të startojë pasi u pushua në fundjavë. Ai nuk performoi mirë në ndeshjen e parë dhe duhet të luaj më mirë të martën.

Top lojtarët

A e dini se?

Juventusi ka një këmbë tashmë në finale, por sfida kthyese nuk pritet të jetë një shëtitje nëpër park.

Monaco duhet të shënojë së paku dy gola që të ketë rast për t’u kualifikuar dhe kjo vështirë se mund të ndodhë duke parë fuqinë e Juventusit në mbrojtje.

Megjithatë, përkundër faktit se Juventusi nuk ka pranuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, por fuqia e Monacos në sulm do të demonstrohet edhe një herë edhe pse vështirë është e besueshme që francezët mund të kualifikohen tutje.

Parashikimi: Juventus 1-2 Monaco (kualifikohet Juventusi me bilanc pozitiv për shkak të golit të shënuar në shtëpi me bilanc të përgjithshëm 3-2)