LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Inter – Pescara

Parashikim: Inter – Pescara

Interi do të kërkojë të realizojë fitoren e shtatë radhazi kur në shtëpi e pret Pescaran në krizë të thellë të rezultateve.

Vendi: Giuseppe Meazza, Milano
Koha: 28 janar (e shtunë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Inter
Cristian Ansaldi do të jetë i vetmi lojtar që nuk është në dispozicion të Piolit, me Davide Santonin që është i gatshëm të luajë në mungesë të tij.
Miranda pritet të pushojë në këtë takim para dy sfidave shumë të rëndësishme ndaj Lazios (Kupë) dhe Juventusit (Serie A) dhe me Murillon që është raportuar se ka pësuar një dëmtim, shumë lehtë mund të shohim Andreollin dhe Medelin nga minuta e parë në terren.

Pescara
Me Gianluca Caprarin të suspenduar, Maurizio Oddo duhet të zgjedhë mes Alberto Gilardinos dhe Jean-Chritophe Bahebeck.k
Ky i fundit është favorit pasi shënoi ndeshjen e kaluar, por mos përjashtoni një formacion me dy sulmues për këtë duel.

Top lojtarët

A e dini se?

Pescara ka humbur 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka fituar 6 ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka shënuar së paku dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Interit në shtëpi.

Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit ndaj Pescaras në të gjitha garat.

Interi ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Pescaras në të gjitha garat.

Analiza

Interi ka fitaur gjashtë ndeshje radhazi në Serie A dhe tash është në vendin e pestë në tabelë. Tash Nerazzurët duhet të tregojnë se kjo formë nuk është rastësi dhe të vazhdojnë me fitore.

Pescara ka një ndeshje më pak, por aktualisht është 12 pikë larg zonës së shpëtimit. Duhet një mrekulli që të shpëtohet klubi nga rënia në Serie B, klub ky që tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm në kategorinë e dytë. Ekipi i Memushajt ndeshjen ndaj Interit e ka stacion të fundit drejt një mrekullie.

Interi ka treguar se mund të bëjë ecuri të mirë rezultatesh dhe krejt rastësisht të humbë nga një ekip krejt posht në tabelë, por Pioli besohet se ka një plan për të marrë më seriozisht ndeshjen ndaj Pescaras dhe në javën e ardhshme vendimtare të hyhet me seriozitet të lartë.

Parashikimi: Inter 3-1 Pescara