LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje pozitive e futbollistëve shqiptarë në Evropë

Paraqitje pozitive e futbollistëve shqiptarë në Evropë

Për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet evropiane, kjo ka qenë një tjetër fundjavë pozitive.

Legjionarët, përveç golave të shënuar, kanë spikatur edhe me lojën e tyre të mirë në skuadrat përkatëse e janë vlerësuar edhe nga uebsajtet e specializuara për statistika si dhe mediat e huaja.

Pasditen e së shtunës, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ka realizuar një gol me peshë për skuadrën e tij në kampionatin hungarez. Futbollisti shqiptar që luan në radhët e MTK Budapestit gjeti golin e dytë në ndeshjen ndaj Puskas Akademy, pasi merr mjaft bukur një top, dhe i gjendur brenda zonës, nuk e mendon dy herë por godet topin duke dyfishuar shifrat.

Mesfushori kuqezi mbante edhe shiritin e kapitenit në këtë ndeshje, teksa ky ishte edhe goli i parë për Ramadanin në 18 ndeshje.

Nga ana tjetër, Armando Broja ka treguar edhe njëherë formën e mirë që po kalon në Angli, teksa në ndeshjen ndaj Manchester United, djaloshi shqiptar ka zhvilluar një ndeshje të bukur dhe ka shfaqur potencialin e tij, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Po ashtu, edhe gardiani i portës shqiptare, Thomas Strakosha ka qenë vendimtar me pritjet e tij në ndeshjen e së shtunës që Lazio zhvilloi ndaj Bologna-s, teksa u vlerësua me notën 7.6 nga SofaScore.

Ndërkaq, të dielën, të tjerë legjionarë kanë zbritur në fushën e lojës. Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli, pas disa javësh që nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar realizoi një super gol në minutat e fundit të lojës për ekipin e Koniasporit, por pa ndikuar në rezultatin e ndeshjes. Ky ishte goli i gjashtë për Cikalleshin në kampionatin turk.

Tek Empoli, tre shqiptarë kanë qenë pjesë e skuadrës, ndërsa e kanë nisur si titullarë Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Në minutën e 38-të, Bajrami ka qenë deçiziv me asistin e tij, që shënjoi edhe golin e avantazhit për Empolin, që u realizua nga Pinamonti. Sakaq, në këtë ndeshje, edhe Ardjan Ismajli pati minutat e tij, duke u futur në lojë në minutën e 89-të.

Berat Gjimshiti, Klaus Gjasula, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Keidi Bare, Ernest Muçi e Odise Roshi kanë qenë gjithashtu titullarë në skuadrat e tyre këtë fundjavë.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori