LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje fantastike e Kevin Durant, realizon 49 pikë në fitoren e Warriors kundër Magic

Paraqitje fantastike e Kevin Durant, realizon 49 pikë në fitoren e Warriors kundër Magic

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka arritur edhe një fitore duke e ngritur numrin e triumfeve në pesëmbëdhjetë.


‘Luftëtarët’ kësaj radhe para shikuesve të vetë në Oracle Arena fituan kundër Orlando Magic me rezultat 116-110.

Vetëm çereku i tretë i takoi skuadrës mysafire ndërsa në tre të tjerët vendasit treguan se e meritojnë të rrëmbejnë pikët e reja.

Kevin Durant ishte i pandalshëm në radhët e Golden State duke realizuar 49 pikë gjersa njëzet më pak i shtoi edhe Klay Thompson.

Te Orlando më i miri ishte Nicola Vucevic me 30 pikë gjersa 28 sosh i shtoi Terrence Ross, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Warriors kanë bilanc prej 15 fitoreve dhe shtatë humbjeve ndërsa për Magic kjo ishte humbja e 11 kundrejt dhjetë triumfeve.

Ndryshe, në ballafaqimin e radhës kampionët në takimin e radhës do të luajnë me Toronto Raptors gjersa Magic do të takohet me Portland Trail Blazers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 110-107 Milwaukee

Cleveland 95-102 Minnesota

Washington 135-131 Houston

Chicago 107-108 San Antonio

New Orleans 107-124 Boston

Utah 88-121 Indiana

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Kalo në kategori