LAJMI I FUNDIT:

Paraqitet rasti i parë i Gripit të Shpezëve në këtë vit

Paraqitet rasti i parë i Gripit të Shpezëve në këtë vit

Është paraqitur rasti i parë në këtë vit i Gripit të Shpezëve “Avian Influenza” në fshatin Godancë të Shtimes.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.


“Pas konfirmimit të prezencës së sëmundjes Gripi i Shpezëve – Avian Influenza në një fermë jo komerciale në Shtime, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot më datë 16.11.2023 ka nxjerrë ‘Vendim’ me nr AUV 01/619 për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza.

Zona në perimetër 3 km nga ferma në fshatin Godancë, komuna Shtime, shpallet zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpezëve. Ndërsa zona në perimetër 10 km shpallet zonë nën mbikëqyrje për hulumtim”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në komunikatë, AUV menjëherë ka ndërmarrë masat ekzekutive për parandalim të përhapjes.

“Është bërë asgjësimi i pulave dhe shpezëve tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave rreth fermës. Ferma është ekonomi familjare (pula të oborrit). Jemi në kontakte me praktikat veterinare, shoqatën fermerëve shpezëtar.

Është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të bio-sigurisë në ferma. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë. Rasti është i izoluar është vetëm një fermë e prekur. Sëmundja është prezentë në shumicën e vendeve të BE-së dhe rajon. Në linjë me autoritete e vendeve tjera AUV vendosë masat për parandalim të përhapjes sipas praktikave profesionale ndërkombëtare. Nuk ka asnjë ndalesë sa u përket produkteve të shpezëve”, thuhet në njoftim.

AVUK ka treguar edhe për vendimin dhe masat që zbatohen në territorin e Komunës së Shtimes:

Masat e përgjithshme:

Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;

Vendosja e masave të bio-sigurisë në ferma (vetëkontrolli),

Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km); dezinfektimi i objektit dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;

Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë

Përcaktimi i lokacioneve për groposjen e shpezëve.

Përjashtimisht nga masat e lartcekura, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.

Obligohet Komuna e Shtimes, Policia e Kosovës, në koordinim dhe  bashkëpunim me AUV-në  të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Vendimi hyn në fuqi sot datë 16.11.2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori