LAJMI I FUNDIT:

Paranoja ruse për Twitterin, pritet t’i bllokohet qasja brenda vendit

Paranoja ruse për Twitterin, pritet t’i bllokohet qasja brenda vendit

Rusia brenda një muaji do ta bllokojë Twitterin nëse nuk arrin të fshijë “përmbajtjen e ndaluar”, kështu paralajmërojnë autoritet ruse.

Nënkryetari i mbikëqyrësit shtetëror rus të komunikimeve Roskomnadzor, Vadim Subbotin lëshoi paralajmërimin një javë pasi Rusia filloi të ngadalësonte shpejtësinë e këtij rrjeti social.


“Një muaj më parë, ne kemi reaguar nga Twitterit. Vendimet do të merren në varësi të veprimeve të administratës së rrjetit social. Nëse Twitter nuk merr parasysh kërkesat e Roskomnadzorit, atëherë ne do të shqyrtojmë mundësinë për bllokim të plotë brenda Rusisë”, kishte thënë Subbotin.

Moska ka bërë përpjekje t’i frenojë platformat e medieve sociale në vitet e fundit, për shkak të protestave në rritje të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve rusë.

Më 1 shkurt, në Rusi ka hyrë në fuqi një ligj që thotë se rrjetet sociale duhet ta fshijnë përmbajtjen e ndaluar me ligjet ruse.

Në fund të muajit shkurt, Twitter kishte njoftuar se ka mbyllur 100 llogari që kanë lidhje me propagandën në dobi të pushtetit të Kremlinit.

Sipas rrjetit social, 69 prej këtyre llogarive të rreme ishin të përqendruara në minimin e besimit në Aleancës Veri-Atlantike (NATO). Ndërsa, pjesa e tjetër e llogarive të rreme ishin të lidhura me IRA-në ruse dhe se kishin për synim të ndikonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian.

Po ashtu, sipas një hetimit të bërë nga vet rrejti social, del se janë larguar gjithsej 373 llogari të rreme që përveç Rusisë, këto lidhen me Iranin dhe Armeninë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori