LAJMI I FUNDIT:

Pamje të ndjekjes së kontrabanduesve në veri të Mitrovicës – konfiskohen 900 litra vaj

Pamje të ndjekjes së kontrabanduesve në veri të Mitrovicës – konfiskohen 900 litra vaj

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.

Sipas doganës, Njësitet e antikontrabandës së Doganës gjatë patrullimit në Mitrovicë (pjesën Veriore) kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë. Oficerët doganor kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njejti nuk i është bindur urdhërave për të u naldur dhe ka tentuar të ikë me automjet.

“Pas ndjekjes nga ana e njësive tona është arritur të ndalohet ky automjet, respektivisht në fshatin Zubq ku edhe është ndaluar”.

Dogana bën të ditur se pas kontrollimit të automjetit janë gjetur 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia i cili ishte kontrabanduar në Kosovë.

“Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori