LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Paralajmëron Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë edhe në zgjedhjet në SHBA, përcjell Telegrafi.


“Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha dallimet dhe të gjitha metodat në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga e tij evropiane. Prandaj, po, shqetësohem për zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, citohet të ketë thënë Escobar.

Ai tha se nga ana tjetër qytetarët e Malit të Zi kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Sa herë që qytetarët duhej të bënin zgjedhje, ata zgjidhnin të vetmen rrugë reale përpara Malit të Zi – integrimin euroatlantik”, shtoi Escobar.

Ai theksoi se prandaj është i bindur se qytetarët e Malit të Zi, kur zgjedhin qeverinë, dinë të identifikojnë keqinformime të tilla dhe të marrin vendime që janë në përputhje me vlerat dhe aspiratat e tyre.

Sipas tij, SHBA-të shprehen qartë se nuk i zgjedhin qeveritë e aleatëve të NATO-s, por se kanë pritshmëritë e tyre.

“Siç e dini, kushdo që e mban Malin e Zi në kursin e tij evropian, kushdo që mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO dhe që është aleat në luftën kundër korrupsionit mund të presë mbështetjen e SHBA-së”, ka thënë më tej Escobar.

Veç këtyre, Escobar ka theksuar vazhdimisht se aktorët politikë malazezë duhet të lënë mënjanë interesat e tyre të ngushta partiake dhe të fokusohen në tema që janë të rëndësishme për qytetarët, si ekonomia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa i pyetur nëse sheh përparim në atë drejtim, Eskobar u përgjigj se vizioni strategjik i paraqitur nga presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në fjalimin e tij inaugurues ishte plotësisht në përputhje me ato vlera.

“Unë shoh shumë përparim edhe në këtë drejtim”, tha Escobar.

Sipas tij, edhe presidenti i mëparshëm (Milo Gjukanoviq) e udhëhoqi Malin e Zi në një rrugë shumë të mirë përmes pavarësisë kombëtare përmes anëtarësimit në NATO dhe përmes afirmimit të anëtarësimit të vendit në BE.

“Mendoj se ajo që kemi parë është vazhdimi i praktikës që Mali i Zi të zgjedhë njerëz që duan të shkojnë në Evropë. Dhe ne (SHBA) duam t’ju ndihmojmë në këtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori