LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen dy tërmete të fuqishme në Japoni

Paralajmërohen dy tërmete të fuqishme në Japoni

Ekspertët paralajmërojnë se dy tërmete të fuqishme mund të godasin në një të ardhme të afërt Japoninë qendrore.

Për t’i treguar qytetarëve se duhet të bëhen gati për më të keqen, zyra vendase e menaxhimit të emergjencave publikoi online dy video ku tregohet shkalla e dëmeve që do të linin pas lëkundjet shkatërrimtare të tokës.


Njëra prej tyre, e hedhur në faqen e internetit të qeverisë, përmban grafika kompjuterike të dëmeve të pritshme nga një termet 7,3 ballesh në kryeqytet. Në simulim pjesë të ndryshme të Tokios duke ilustruar pasojat e lëkundjeve të dhunshme sizmike.

Sipas zyrës së menaxhimit të emergjencave, nëse tërmeti bie vërtet dhe është në përmasat e parashikuara, bashkë me zjarret që do ta pasojnë, ai mund të marrë gati 23.000 jetë njerëzish.

Mbi 610,000 ndërtesa e shtëpi do të shembeshin ose do të konsumoheshin nga flakët, sidomos ne zonat ku banesat prej druri vazhdojnë të jenë një fenomen i zakontë.

Në periudhën pas-goditjes, 50 për qind e 13 milionë banorëve të qytetit do të mbeteshin pa ujë të pijshëm e 90% e rrjeteve të telefonisë celulare do të dilnin jashtë funksionit e do të duheshin javë të tëra për rindërtimin e infrastrukturës bazike.

Dëmi ekonomik i një tërmeti të tillë do të ishte diku tek 950 miliardë dollarë ($950 billion), shumë kjo e barazvlefshme me buxhetin kombëtar të vendit. Por nëse merren masat e duhura, situata dramatike mund të ndryshojë ndjeshëm, mendojnë ekspertët ndërsa në të dyja videot, njëra prej te cilave profetizon goditjen e brigjeve perëndimore të Japonisë, qytetarëve u kërkohet të ruajnë gjatë gjithë kohës ushqime dhe ujë që do të mjaftonin për të paktën tre ditë. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori